Mbi 221 mijë udhëtarë që nga 1 dhjetori kanë ateruar në Aeroportin e Prishtinës

Që nga 1 dhjetori e deri më 27 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 221 mijë udhëtarë.

Zëdhënsja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka njoftuar se pritet që viti 2023 të mbyllet me mbi 3.4 milionë udhëtarë, transmeton rtv21.tv.

“Vetëm në muajin Dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë”, ka shkruar Gara në Facebook.

Ndërsa ka shtuar se të dhënat e sakta do të bëhen publike në Janar të vitit 2024./21Media

Back to top button