Mbi 236 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë (Video)

Qytetarëve që marrin dozën e parë po u jepet vetëm Astrazeneca, Pfizer vetëm për doza të dyta
Në vazhdën e vaksinimit kundër Covid 19, në Kosovë deri më tani janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë. Në Qendra të vaksinimit nuk po jepen të dyja llojet e vaksinës tek personat që marrin dozën e parë por vetëm Astrzeneca. Në Ministrinë e Shëndetësisë konfirmuan se vaksina Pfizer është duke u dhënë vetëm tek dozat e dyta e jo tek dozat e para padhënë ndonjë arsye se pse po ndodhë një gjë e tillë.(Teksti-Valmire Hoti, kamera: Berat Bahtiri) /21Media

Back to top button