Mbi 24 orë pa rrymë kosumatorët në qendër të Prishtinës

(Lajm i përditësuar)


Mbi 24 orë pa rrymë kosumatorët në qendër të Prishtinës

KEDS njofton se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt ”Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it” që la pa energji elktrike mbi 24 orë mbi 10 mijë konsumatorë.

”Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.


Ende pa rrymë 10 mijë konsumatorë në qendër të Prishtinës

Energjia elektrike për 10 mijë konsumatorë në qendër të Prishtinës nuk është rikthyer ende që nga dita e djeshme.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi, ka thënë se ekipet e KESCO-s janë duke punuar për rregullimin e këtij problemi.

Krasniqi tregoi se mbrëmë përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11 mijë konsumatorë.

Back to top button