Mbi 25 mijë të prekur nga kolera

Shkalla e vdekshmërisë e shkaktuar nga sëmundjet për shkak të ujit të ndotur ose ushqimit është 2,1 për qind në Somali

Më shumë se 25 mijë njerëz në Somali janë goditur nga kolera, përkatësisht nga diarreja e ujit, ndërsa pritet që numri i të prekurve të dyfishohet muajve të ardhshëm, njoftoi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shkalla e vdekshmërisë e shkaktuar nga sëmundjet për shkak të ujit të ndotur ose ushqimit është 2,1 për qind në Somali, derisa vdekja e shkaktuar nga kolera arrin shkallën 14,1 për qind në Xhubin Qendror dhe  5,1 për qind në Bakol, tha zëdhënësi i OKB-së, Jens Lerk në takim me media.

Back to top button