Mbi 28 mijë raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 28,751.
Ndërkaq, 15 mijë e 268 testime edhe 3 mijë e 917 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas MSH-së betejën me COVID-19 e kanë humbur 6 persona./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?