Mbi 3 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 242 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës.
Deri më sot 739 mijë e 997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirus. Shifra bazohen në 2 mijë e 146 mostra të testuara./21Media

Back to top button