Mbi 3 mijë viktima nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Si rezultat i infektimit  me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur vdekur gjithsej 3 mijë e 62 persona, shkruan rtv21.tv
Që nga marsi i vitit 2020, numri total i personave që kanë rezultuar pozitivë është 220,926. Kurse, në total janë shëruar 201,015 persona.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, katër qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa nga 4 mijë e 132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Në total numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë është 16 mijë e 849./21Media

Back to top button