Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 3 milionë e 500 mijë euro vlera e dëmeve nga vërshimet në Rahovec

3 milionë e 546 mijë e 477.66 është vlera e  dëmeve të shkaktuara sivjet nga përmbytjet dhe vërshimet në komunën e Rahovecit. Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, cili ka publikuar raportet e komisioneve për vlerësimin e dëmeve në komunën e Rahovecit.
“Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut, më 17 shtator të këtij viti, komuna e Rahovecit është goditur në masë të madhe nga përmbytjet si në: shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. Me vendimin tim janë formuar edhe komisione të veçanta të regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve si në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike. I falënderoj anëtarët e secilit komision të cilët kanë bërë një punë të mirë në terren, ku edhe pse ishin në grevë, u përkushtuan ta kryejnë punën e vet me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Në raportet e përgatitura nga komisionet për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, amvisëri e infrastrukturë publike, është paraqitur vlera e dëmit total është: 3, 546,477.66 €.”, ka shkruar Latifi.
Ai ka treguar se kanë bërë kërkesat në Qeverinë e Kosovës për kompensimin të dëmeve, sepse siç ka potencuar ai, një barrë e tillë financiare është shumë e rëndë dhe e papërballueshme për buxhetin e komunës.
“Kërkesat janë parashtruar për Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe ministritë gjegjëse: MBPZHR, MAPL, MMPHI, MINT, ku edhe kemi kërkuar që të ndahet buxhet për t’i kompenzuar qytetarët e dëmtuar të komunës sonë.”, ka shkruar ai.
Latifi ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve dhe njëkohësisht ka kërkuar përkrahje nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, duke insistuar në kompenzimin e dëmeve të mëdha – tashmë të ditura, pas vlerësimit nga ana e komisioneve./21Media
May be an image of text that says 'Nr. 1 2 3 4 5 6 Kultura Dëmet nẽ sektorin e perime-kultures Dèmet ne sektorin 2 lavertarise Dèmet nẽ ushqimin e bagétive tẽ deponuar Dẽmet nẽ infrastrukturën bujgesore Dëmet nẽ produkte tẽ gatshme Démet nẽ sektorin shpezetarisẽ dhe bletarisẽ TOTAL Viera nẽ € 1,692,169.05€ 15,086.50€ 9,696.00 8,397.20€ 7,202.90 3,300.00 1,735,851.65'
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
May be an image of text that says 'KATEGORIA RRUGE FUSHORE RRUGE ΜΕ ZHAVOR RRUGE ΜΕ KUBEZA DEMTIM ASFALTIT RREGULLIM ASFALTIT PERROJE PUSETA SHTIGJE URA DEME TJERA OBJEKTE PUBLIKE TOTALI DEMET NỀ INFRASTRUKTURE PUBLIKE SIPAS KATEGORIVE SHPREHUR NỀ PERQINDJE (%) SHUMA NỀ EURO 282,520 € 70,250 70,250€ E 19,150 9,680€ 43,272€ 47,880€ 480 € 5,250 € 6,920€ 26,694 € 38,626€ 550,722'

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button