Mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi se 31 mijë e 590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit.
Kështu numri i vaksinave antiCOVID që kanë mbërritur në Shqipëri ka shkuar në 1 milionë e 982 mijë e 130.
Rama, përmes një shkrimi në Facebook, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Ndryshe, sot në Shqipëri janë konfirmuar 502 raste të reja me COVID-19, kurse betejën me këtë virus e kanë humbur 4 qytetarë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?