Mbi 34 mijë raste aktive me Covid-19
Aktualisht në Kosovë janë 34 mijë e 208 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona kurse, janë regjistruar 1 mijë e 593 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të 6 mijë 837 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 777 mijë e 85 doza të vaksinës.
Deri më sot 805 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, me dozën e tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 78 mijë e 116 persona./21Media