Mbi 4 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

4 mijë e 472 persona deri më 3 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Në Leposaviq kanë aplikuar 1326, në Mitrovicën e Veriut 1115, në Zveçan 803 dhe në Zubin Potok 707.

Elshani ka bërë me dije se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media

 

Back to top button