Mbi 400 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
414 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar katër raste të reja, ndërsa janë shëruar 18 qytetarë.
Sipas të dhënave të MSh-së, në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar), ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.
“Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.”, ka informuar MSh./21Media