Mbi 400 të vdekur nga temperaturat e larta në Kanada
Qindra vdekje të papritura, shumë prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me temperaturat e larta, janë raportuar në Kanada.
Rreth 486 viktima u regjistruan gjatë pesë ditëve të fundit.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u ka shprehur ngushëllime viktimave, shumë prej të cilëve ishin të moshuar.
Temperatura të larta janë regjistruar në të gjithë Amerikën e Veriut, transmeton rtv21.tv.
Të mërkurën në mbrëmje, qyteti Lytton, Kolumbia Britanike, u evakuua për shkak të një zjarri, një ditë pasi Kanada regjistroi temperaturën më të lartë prej 49.6 gradë Celsius./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?