Mbi 49 mijë qytetarë morën dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 205 mijë e 884 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të dielën 49 mijë e 207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga 13 marsi i vitit që lamë pas (2020) e deri më tani kanë vdekur 2 mijë e 261 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë infektuar 107 mijë e 797 qytetarë.