Mbi 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Viti 2021 në Kosovë ashtu si në vendet e ndryshme të botës ka kaluar me masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Por, një gjë e tillë nuk ishte pengës për kosovarët që të heqin dorë nga shtetësia për arsyet e tyre personale.
Për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se në 12 mujorin e vitit 2021 janë mbi 5 mijë qytetarë që kanë aplikuar për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.
Pra në vitin 2021 ishin rreth 5 mijë e 31 persona që kërkuar të heqin dorë nga shtetësia kosovare.
“Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marr 5031 vendime për Lirim nga shtetësia” u tha në përgjigjen e MPB-së.

Duke u bazuar në ligjin për “Lirimin nga shtetësia” një person e humb shtetësinë e Republikës së Kosovës nëse i plotëson kushtet vijuese:
a) posedon shtetësinë e një shteti tjetër ose posedon garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit
tjetër se do të fitojë shtetësinë e shtetit në fjalë;
b) i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj shtetit dhe ndaj personave për ushqimin dhe
mbajtjen e të cilëve është përgjegjës sipas ligjit;
c) kundër tij nuk janë duke u zhvilluar hetime ose procedura gjyqësore për vepër penale dhe nuk është
duke vuajtur dënimin.
Shumica prej qytetarëve të cilët hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës zgjodhën që të marrin shtetësinë e disa vendeve të huaja, si Gjermania, Sllovenia, Austria, Kroacia, Mali i Zi  apo vende të tjera të botës./21Media

Back to top button