Mbi 50 aksidente trafiku shënohen brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se 22 prej tyre kanë qenë me të lënduar e 29 aksidente të tjera me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë janë shqiptuar 1701 gjoba trafiku kurse dhjetë persona kanë përfunduar në pranga./21Media