Mbi 50 të vdekur në dy aksidente

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndara në Pakistan të dielën.
Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim, ndërsa në veriperëndim të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.
Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga 7 deri në 14 vjeç.
Zyrtari i policisë lokale Mir Rauf i tha AFP se përveç 10 që vdiqën, 11 fëmijë ishin shpëtuar, me gjashtë në gjendje kritike. Nëntë të tjerë besohet se janë të zhdukur./21Media

Back to top button