Mbi 50 të vdekur nga zjarri në repartin për COVID-19 në Irak

 
 
Më shumë se 50 persona kanë vdekur pasi reparti për COVID-19 në një spital në Irak është përfshirë nga flakët.
Raportohet se zjarri qa ka rënë në spitalin Al-Hussein në jug të qytetit të Nasiriya u vu nën kontroll të hënën vonë. Shkaku i zjarrit është akoma i paqartë, por dyshohet se gjithçka ka nisur nga shpërthimi i një bombole oksigjeni, shkruan BBC.
Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi, urdhëroi arrestimin e drejtorit të spitalit, por siç duket ky vendim ka shkaktuar protesta jashtë ndërtesës.
Sipas Reuters protestuesit janë përleshur me policinë dhe 2 makina policia janë shkatërruar.

Back to top button