Mbi 500 gjoba të shqiptuara për mosrespektimin e masave antiCOVID

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se numri i gjobave që janë shqiptuar për mosrespektim të masave antiCOVID është 583.
Ndërkaq, numri i tiketave të trafikut të shqiptuara janë 882ku gjithashtu ka pasur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 23 aksidente me dëme materiale.
Siç ka bërë të ditur policia, brenda 24 orëve janë arrestuar 17 persona, nga të cilët, 11 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button