Mbi 59 mijë të vaksinuar kundër COVID-19
Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve. Në nivel vendi për ditën e sotme janë kryer 1018 vaksinime kundër COVID-19.
Koordinatori i qendrës së testimit në sallën “1Tetori”, Niman Bardhi përmes një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se në gjithë vendin deri vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë 59 mijë e 509 qytetarë.
“Totali në nivel vendi për sot /1018 vaksinime. Totali në nivel vendi prej 29.03.21 / 59.509 vaksinime”, shkroi ai.
Ndërsa, të premten në Kosovë do të arrijnë dhe 100 mijë vaksina të tjera kundër COVID-19. Kështu tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në takimin që pati këtë të mërkurë me kryetarët e komunave të Kosovës.
Vitia tha se aktualisht tema kryesore mbetet procesi i vaksinimit duke theksuar edhe se janë lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-Kosova, por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?