Mbi 60 të vdekur nga zjarri i një ndërtese në Johanesburg

Më shumë se 60 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë lënduar pas një zjarri në një ndërtesë në qendër të Johanesburgut.

Autoritetet thonë se është e paqartë se çfarë shkaktoi zjarrin në një ndërtesë pesëkatëshe

Shërbimet e urgjencës i thanë BBC-së se zjarri shkatërroi ndërtesën në qendër të qytetit të Johanesburgut rreth orës 01:30.

Autoritetet thonë se zjarrfikësit evakuuan banorët e ndërtesës pas mbërritjes dhe kërkimi dhe gjetja e trupave po vazhdon.

Raportet sugjerojnë se banorët e ndërtesës ishin kryesisht emigrantë afrikanë./21Media

Back to top button