Mbi 70 për qind e shtetasve me të drejtë vote votuan në përfaqësi diplomatike

Nga 20 mijë e 324 të regjistrues për të votuar në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtën e shfrytëzuan 14,463 qytetarë, ose mbi 70 për qind e tyre.
Siç ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga kjo shifër kanë votua 14 mijë e 463 qytetarë, pa i përfshirë qendrat e votimit në Washington, Otavë, Toronto dhe New York.

Procesi i votimit u zhvillua në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.

Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe u mbyll në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.

Back to top button