Mbi 769 mijë të vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 636 mijë e 378 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 769 mijë e 967 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19.
Kurse prej të enjtes (09.12.2021), ka filluar dhënia edhe e dozës  përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës antiCOVID-19.
Ndërkohë që sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) një burrë mbi 80 vjeç nga Komuna e Graçanicës ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus, ndërsa 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Aktualisht në Kosovë janë 331 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button