Mbi 778 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Këtë muaj në Kosovë ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe përforcuese.
Deri tani në Kosovë janë dhënë mbi 4 mijë doza përforcuese dhe doza të tretë të vaksinës.
Ndërkohë që në vend janë 322 raste aktive me COVID-19./21Media