Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi tre mijë persona u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit

 
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSh tutje ka njoftuar prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 701 mijë e 91 doza të vaksinës.
Me dozën e dytë të vaksinës antiCovid, deri më sot janë vaksinuar 792 mijë e 605 qytetarë.
Në njoftimin e MSh bëhet e ditur se deri më sot janë dhënë 22 mijë e 871 doza përforëcuese dhe 2 mijë e 127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa nga 6 mijë e 360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button