Mbikëqyrësi i OKB-së humbet lidhjen me centralin bërthamor

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, IAEA, thotë se ka humbur kontaktin me sistemet e largëta që monitorojnë materialin bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainën jugore.

Uzina e Zaporizhzhya, më e madhja në Evropë – u kap nga forcat ruse javën e kaluar pasi vendi u godit nga granatimet .

Zhvillimi vjen një ditë pasi IAEA humbi transmetimin e të dhënave në distancë nga Çernobili , vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë në 1986.

Të dy centralet mbahen nga forcat ruse, por operohen nga stafi ukrainas.

Shefi i IAEA, Rafael Grossi thotë se ai është “i shqetësuar për ndërprerjen e papritur të rrjedhave të tilla të të dhënave” nga të dy vendet.

Arsyeja e ndërprerjes në transmetimin e të dhënave mbrojtëse nuk ishte menjëherë e qartë, shton Grossi./21Media

Back to top button