Mbledhja e dy qeverive, Policia njofton për mbylljen e disa segmenteve rrugore

Nesër në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë së Shqipërisë.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme në në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut.
“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./21Media

Back to top button