Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, kjo është agjenda
Sot në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e radhës në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45 dhe në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, nga 12:45 është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Duke klikuar këtu mund ta gjeni agjendëne plotë.
Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje./21Media