Mbledhja komemorative për Arian Dacin

Në nderim të zëvendësministrit Arian Daci

Pas mbajtjes së homazheve në hollin e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje mbledhja komemorative për zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci.

Mbledhja komemorative po mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku të pranishëm janë familjarët e të ndjerit, krerët shtetëror si dhe shumë miq e të afërm të të ndjerit.

Ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën të shtunën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media

Back to top button