Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut, Kurti: S’kemi mosmarrëveshje, jemi fqinj, miq e partnerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se takimi i sotëm ka dhe një rëndësi simbolike se përkon me 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti tha se deri tash mbi 50 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar që sipas tij i kanë afruar më shumë të dyja vendet.

“Zbatimi i tyre duhet të na afroj më shumë”, tha Kurti duke njoftuar po ashtu se sot do të nënshkruhen dy memorandume.

Po ashtu Kurti në fillim të fjalimit të tij sqaroi se këto dy shtete nuk kanë mosmarrëveshje mes vete.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë fqinj, miq e partnerë të lidhur.

“Së pari po e nisi me një pikë të rëndësishme, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje por edhe përmes lidhjeve, familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.

Back to top button