Mbledhjet familjare për festat e fundvitit, mund të rriten rastet me Covid-19

Derisa miliona amerikanë udhëtojnë për t’u mbledhur me miqtë dhe familjen gjatë ditëve të ardhshme, pritet rritje e rasteve të reja me Covid-19.

Si rrjedhojë, rastet dhe shtrimet në spital mund të rriten pas pushimeve për festat e fundvitit siç kanë ndodhur në dy vitet e fundit, raporton CNN.

Mbledhjet e Ditës së Falënderimeve dhe festave tjera kanë potencialin për të rritur përhapjen e viruseve të tjerë, veçanërisht të virusit sincicial të frymëmarrjes, ose RSV, dhe gripit, të cilat të dyja janë tashmë në nivele të larta për këtë periudhë të vitit.

“Numri i gripit është ende në rritje. Dhe ne jemi të shqetësuar që pas mbledhjes së festave, shumë njerëz mblidhen së bashku, që mund të shohim rritje edhe në rastet e Covid-19”, tha të martën në CNN Dr. Rochelle Walensky.

Raportohet se situata me Covid-19 relativisht deri tani ka qenë e qetë. Ekspertët thonë se mund të mos qëndrojë kështu për shumë kohë.

“Pozitiviteti i Covid po rritet,” tha Shishi Luo, drejtor i asociuar i bioinformatikës dhe sëmundjeve infektive në kompaninë e testimit gjenetik Helix, e cila ka monitoruar variantet e koronavirusit. “Po rritet më shpejt tek 18-24-vjeçarët” në kampionimin e Helix./21Media

Back to top button