Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

 
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare.
Kryesia do të mblidhet në ora 10:00.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Ndërsa të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dështoi përshkak të mungesës së korumit. Në mbledhje nuk ishte nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multi-etnik.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisinë përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kritikoi mazhorancën për dështimin e mbledhjes për çka shtuan se nuk është e vetmja mbledhje që ka dështuar përshkak të mungesës së përfaqësuesve të mazhorancës.

Back to top button