Mbretëresha 95 vjeçe është parë duke vozitur

Mbretëresha Elizabeth është parë duke vozitur në Norfolk pasi bëri një pelegrinazh të veçantë përpara 70-vjetorit të vdekjes së babait të saj.
Madhëria e saj, 95 vjeçe po qëndron në vilën e dashur të Princit Philips në Wood Farm për herë të parë pa të, pasi kaloi periudhën festive në Kështjellën Windsor, transmeton rtv21.tv.
Mbretëresha teksa ishte duke vozitur, mbante një shall mëndafshi dhe syze.
Në përgatitje për përvjetorin e babait të saj George VI më 6 shkurt 1952, Mbretëresha ka bërë një udhëtim të veçantë me helikopter, i ndjekur nga një udhëtim i shkurtër me makinë për në Norfolk.
Mbretëresha ka qëndruar në vilë më parë, por kjo do të jetë hera e parë që kur Filipi vdiq në prill të vitit të kaluar.
Mbretëresha ishte vetëm 25 vjeçe dhe ishte me pushime në Kenia me Princin Philip në kohën e vdekjes së babait të saj – duke e bërë atë mbrëtëreshën e parë që hipi në fron gjatë 200 viteve./21Media

Back to top button