Mbretëresha britanike u vaksinua kundër Covid-19

 

Mbretëresha britanike, Elizabeth II dhe burri i saj morën vaksinat kundër Covid-19, tha të shtunën një zëdhënës i Pallatit Mbretëror.

Për të parandaluar pasaktësitë dhe spekulimet e mëtejshme, mbretëresha, e cila është 94 vjeçare, vendosi që lajmi të bëhej i ditur se ajo kreu vaksinimin, shtoi burimi, shkruan CNN.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 3 milion raste të Covid-19 dhe më shumë se 80,000 vdekje, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins të Shtunën.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar më 8 dhjetor ka nisur procesin e imunizimit kundër Covid-19.

Back to top button