Mbretëresha Elizabeth II rezulton pozitive me koronavirus, Johnson i uron shërim të shpejtë

Mbretëresha Elizabeth II ka rezultuar pozitive me Covid-19, kanë njoftuar nga Buckingham Palace.
Monarkja po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, teksa po pret të vazhdojë detyrat në Windsor gjatë javës së ardhshme, u tha nga pallati.
Kryeministri britanik, Boris Johnson i uroi Mbretëreshës Elizabeth shërim të shpejtë nga Covid-19.
“Jam i sigurt që flas për të gjithë duke i uruar Madhërisë së Saj Mbretëreshës shërim të shpejtë nga Covid-19 dhe një kthim të shpejtë në shëndet të mirë”, tha Johnson në Twitter.
Mbretëresha ishte e vaksinuar me të tria vaksinat, por ajo kishte qenë nën urdhër të mjekëve për të pushuar që nga mesi i tetorit, pasi anuloi një seri festash dhe kaloi një natë në spital duke iu nënshtruar testeve paraprake.
Ajo besohet se ka kaluar kohë me Charles më 8 shkurt, kur ai priti një vizitë në shtëpinë e saj në Kështjellën Windsor, përpara se ai të rezultojë pozitiv disa ditë më vonë. /21Media

Back to top button