Mbretëria e Bashkuar sanksionon më shumë rusë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se po sanksionon edhe 65 individë dhe subjekte të tjera, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ky vendim vjen, pas sanksioneve ekzistuese ndaj qindra anëtarëve të regjimit rus dhe liderëve të pasur të biznesit të njohur si oligarkë, të vendosura nga Britania e Madhe, si dhe vende të tjera, shkruan BBC.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./21Media

Back to top button