Mbreti Charles III kërkon një periudhë të gjatë zie mbretërore
Mbreti Charles III ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham, e cila shtoi se data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.
Rezidencat mbretërore do të mbyllen deri pas funeralit të Mbretëreshës.
Zia Mbretërore është një proces më vete nga Zia Kombëtare, e cila gjithashtu filloi të Premten, transmeton rtv21.tv.
Periudha e Zisë Mbretërore do të respektohet nga “Anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale”, thuhet në deklaratën e Buckingham Palace./21Media