Mbrojtja dhe të akuzuarit kërkojnë hedhje të aktakuzës

Sipas tyre akuza nuk ka përputhje me të gjeturat nga Prokuroria

Në seancën e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, avokati i Arifit, Ramiz Krasniqi para Trupit Gjykues tha se aktakuza ndaj klientit të tij është shumë e pabazuar.

Sipas tij  vendosja më e mirë për këtë dhe e pranueshme do të ishte hedhja e aktakuzës.

Ndërsa avokati Krasniqit, Tomë Gashi nuk pati për të shtuar përveç asaj që kërkoi vet i akuzuari  Frashër Krasniqi, i cili me leje të prokurorit dhe gjyqtarit u lejua të jap shpjegime rreth aktakuzës së tij.

Krasniqi tha se janë të akuzuar për terrorizëm që për të është vepra më e rëndë. Kjo sipas tij duhet të hedhet poshtë, duke shtuar së nuk ka përputhje të të gjeturave nga Prokuroria gjatë komunikimit me grupin që akuzohet./21Media

Back to top button