Mbrojtja e Kurtit pengon gazetarin gjatë detyrës, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reagua pasi mbrojtja e afërt e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka penguar gazetarin Genc Godanci në punën  e tij.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon fuqishëm pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, i ka bërë sot gazetarit të T7, Genc Godanci derisa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij.

Një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt shihet dy herë duke ia kapur fizikisht dorën gazetarit, dhe një tjetër paraqet pengesën e dytë në përpjekjen për të marrë përgjigje.”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Më tej AGK-ja ka kërkuar nga policia dhe kryeministri në detyrë të krijojnë kushte për gazetarët në këto rrethanat.

“Kjo nuk është hera e parë që gazetarët pengohen me dhunë nga mbrojtja e afërt në sytë e kryeministrit në detyrë, Kurti.

AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë që të krijojnë kushte normale pune për gazetarët, kur ata kërkojnë përgjigje në ambient publik nga zyrtarët e lartë. “,përfundon reagimi./21Media

Back to top button