Mbrojtja e Selimit: Prokuroria të jap një listë të dëshmitarëve që synon t’i intervistojë tre muajt e parë

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë po diskutohet lidhur me listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë të ditur se mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar nga ZPS që t’i jap mbrojtjes listën me 32 dëshmitarë të cilët synon t’i thërras. Ndërsa mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar që gjykatësi të urdhërojë prokurorinë të jap një listë provizore të dëshmitarëve që synon t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit.
Gjykatësi procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka bërë të ditur se ZPS ka paraqitur 196 dëshmitarë sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë që do të japin dëshmitë e tyre tërësisht me shkrim.
“Më 2 shtator ZPS parashtroi listën e shikuar të dëshmitarëve, ZPS ka propozuar gjithsej 709 orë në çështjen e saj, ndërkohë tani kemi 196 dëshmitarë të propozuar sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë të propozuar që do të japin dëshminë e tyre tërësisht me shkrim. Vërej që mbrojtja e Veselit rithekson kërkesën për ZPS-në që ajo të jap për mbrojtjen së pari listën me 32 dëshmitarë që ajo synon të thërras sa i takon çështjes dhe gjithashtu të thotë se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të dëshmitarëve. Po ashtu mbrojtja e Selimit kërkon që unë të urdhërojë që ZPS të jap një listë provizore të dëshmitarëve pa cenuar ndryshime të tjera sa i takon tre muajve të parë të gjykimit”, ka thënë gjykatësi.
Sipas mbrojtjes së Selimit është e rëndësishme të jepen sqarime për grupet e dëshmitarëve që do të merren në pyetje së pari.
Ndërsa në konferencën e fundit ZPS kishte deklaruar se nuk është në gjendje të jap informacione për këtë çështje në këtë fazë.
Konferenca po vazhdon me diskutimin për dëshmitarët ku gjykatësi po kërkon nga prokuroria të tregojë se kur mund të jap hollësi lidhur me këtë./kp

Back to top button