Mbrojtja: Kërkesa për 45 vjet burgim është dënim i përjetshëm, DhSK-ja dhe ZPS-ja ekzistojnë falë Thaçit

 


Mbrojtja: Kërkesa për 45 vjet burgim është dënim i përjetshëm, DhSK-ja dhe ZPS-ja ekzistojnë falë Thaçit

Avokati Luka Mishetiq tha se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe tre të akuzuarit tjerë, është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm.

Ai tha se Prokuroria nuk ka parë as faktor zbutës në këtë çështje, duke e quajtur edhe parashtrim të pabesueshëm për faktin se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ekzistojnë falë Thaçit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ata kanë kërkuar 45 vjet dënim që është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm. Pika fillestare e ZPS-së është që nuk ka faktorë zbutës në këtë çështje. Kjo është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që DhSK-ja dhe ZPS-ja nuk do të mund të ekzistonin po të mos ishte i akuzuari”, tha ai.

Tutje, Mishetiq tha se fakti që Thaçi ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe iu është dorëzuar atyre, është rrethanë zbutëse.

Përpara kësaj, Mishetiq tha se është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin në një pikë ku mbrojtja është e pasqyruar me qëndrimin e saj dhe rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja i pafajshëm i Thaçit.

Për të folur për dënimin, Mishetiq tha rrezikohet që të krijohet përshtypja e gabuar se mbrojtja pranon mundësinë e shpalljes fajtor.

 


Misetic: Specialja dhe ZPS’ja nuk do të ekzistonin pa Thaçin, dha dorëheqje dhe erdhi në Hagë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon dhënien e deklaratës përfundimtare në Hagë. Avokati i Thaçit, Luka Misetic, ka thënë se mbrojtja është e pasionuar me qëndrimin e saj, që rezultati nga ky gjykim është lirimi i Thaçit dhe kthimi i tij në Kosovë.

Ai ka deklaruar se po të mos ishte për Thaçin, Dhomat e Specialuzuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar as nuk do të ekzistonin, duke shtuar se ai shkoi në Hagë për ta pastruar emrin e tij.

“Ky është parashtrim i pabesuseshëm nga një zyrë që e di se Dhomat Specializuara të Kosovës dhe ZPS’ja nuk do të ekzistonin po të mos ishte për të akuzuarin”, ka deklaruar Misetic.

Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim, i bie në mënyrë efketive dënim i përjetshëm, meqë pika fillestare e ZPS’së është që nuk ka faktor zbutës.

“Ky është një parashtrim i pabesueshëm. Kjo është e qartë, relevante dhe zbutëse se Z.Thaçi bashkëpunoi me prokurorin, dha dorëheqje si presidenti, u dorëzua dhe erdhi në Hagë për t’u përballur me këtë gjykatë, për të pastruar emrin e tij”, tha Misetic.

 



Avokati: Thaçi duhet të shpallet i pafajshëm, të kthehet te familja e vendi i tij

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka deklaruar që klenti i tij duhet të shpallet i pafajshëm.

Ai madje ka shtuar se auzat e Prokurorisë kundër të mbrojturit të tij nuk janë vërtetuar.

“ZPS-ja nuk ka vërtetuar akuza kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet menjëherë që të kthehet tek familja e tij dhe vendi i tij”, tha ai.

 



“Arrogancë dhe mungesë respekti”, avokati Prosper kritikon ZPS-në për qasjen ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë

Mbrojtja e Thaçit, Pierre Prosper ka kritikuar qasjen e Prokurorisë ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë, duke thënë se përfshirja e tyre në proces po minimizohet padrejtësisht.

Ai theksoi se shtatë dëshmitarë ndërkombëtarë kishin ardhur në Kosovë me mision për të kontribuar në paqe dhe se komentet e Prokurorisë ndaj tyre tregojnë mungesë respekti dhe arrogancë ndaj profesionit të tyre.

“Dje komunikova me një diplomat të lart, ambasador, i dërguar i posaçëm, i lexova disa nga citimet e së hënës nga ZPS-ja. Veçanërisht për faktin se gjyqtarët kanë dëgjuar dëshmi nga shtatë ndërkombëtarë. U përpoqen me çiltërsi të sillnin paqe në Kosovë. Por, përfshirja e tyre në këtë çështje dhe observimet e tyre të kufizuara, a janë apo nuk janë të vlefshme kjo është temë më vete. Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu, në situate të vështirë, sepse kishin pak njohuri me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar komunikata të UÇK-së, nuk e njihnin strukturën. Dhe vazhdon prokurorja të thotë se kishin informacione të kufizuara. Kolegu im më tha e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tone. Të nderuar zotërinjë duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet”, tha Prosper.

Prosper deklaroi se hedhja poshtë e dëshmive të këtyre profesionistëve është shqetësuese dhe dëmton besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare.

Sipas tij, dëshmitarët përfaqësojnë institucione dhe shtete të rëndësishme dhe roli i tyre duhet të respektohet, pavarësisht nëse pëlqehen apo jo qëndrimet e tyre.

“Për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, Këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar, personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dime ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos repsketoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”, tha ai.

 



Avokat ja Tavakoli: Si është e mundur që Thaçi vetëm 29 vjet t’i ketë gënjyher diplomatët?

Nina Tavakoli, avokatja e Hashim Thaçit ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë se Thaçi i kishte mashtruar diplomatët.

“A po thotë ZPS-ja që po bëhet fjalë për një dështim masiv të diplomatëve europianë dhe shërbime të inteligjencës europiane, të cilat nuk e kuptuan asnjëherë që ky ishte qëllimi i vërtetë. Si është e mundur që klienti ynë, që ishte vetëm 29 vjeç në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata?”, u shpreh ajo.


Mishetiq: Thaçi nuk i kontrollonte deklaratat publike të UÇK-së

Luka Mishetiq, avokati i cili  ish presidentit Hashim Thaçi tha se Thaçi nuk kontrollonte deklaratat publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Thaçi nuk kontrollonte deklaratat publike të UÇK-së”, tha Mioshetiq duke shtuar se një dëshmitar kishte treguar që edhe pse Thaçi i kishte thënë të mos fliste me media ai e kishte bërë të kundërtën.

“Kjo tregon se Thaçi nuk mund ta kontrollonte se çfarë bënin ushtarët e UÇK-së në terren”, tha avokati Mishetiq.


 

Avokati Mishetiq: Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit

Luka Mishetiq i cili përfaqëson Hashim Thaçin ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë lidhur me komunikatat e UÇK-së dhe me atë se ato kanë pasur mesazhe që kanë nxitur krimin.

“Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit sepse në të kundërtën dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje do ta kishin ditur këtë dhe do e kishin bërë me dije për ju”, tha ai.

Mishetiq tha se ZPS-ja ka dështuar që të jep prova që komunikatat kanë quar në avancimin e politikës së ndërmarrjes së përbashkët kriminale.


Mishetiq: Prokuroria përpiqet të heqë provat shfajësuese në favor të Thaçit

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq në vazhdim të dhënies së fjalës përfundimtare tha se Prokuroria po përpiqet të heq provat shfajësuese në favor të Thaçit.

“Prokuroria përpiqet të heqë provat shfajësuese në favor të zotëri Thaçi mbi bazën se ai siç pretendon prokuroria nuk ishte pjesë e rrethit të brendshëm të shtabit të përgjithshëm pjesë e të cilit ishin të akuzuarit, dhe ai kishte besimin e plotë të gjithë pjesëtarëve të UÇK përfshirë disa anëtarë të shtabit të përgjithshëm”, tha ai.

Sipas mbrojtësit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq para trupit gjykues tha se edhe drejtësia ndërkombëtare ka konkluduar se NATO ndërhyri ushtarakisht në vitin 1999 për shkak të një Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale Serbe.

Ai madje tha se ish-udhëheqësi serb, Milan Milutinoviq nuk u shpall fajtor për ngjarjet në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, sepse ai ishte një figurë politike që nuk kishte kontroll efektiv mbi forcat e RFJ-së, ndërsa ZPS po kërkon nga trupi gjykues të konkludohet se udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, ka pasur kontroll efektiv dhe ka marr penalisht përgjegjës.

“Deri tani jurispodenca e gjykatave ndërkombëtare ka konkluduar se NATO ka ndërhyruë ushtarakisht në 99’tën në përgjigje të një NPK-je serbe e cila filloi në 98-tën. ZPS iu kërkon juve që të arrini përfundimin bazuar në leksione se UÇK ishte ajo që ishte administratorja e një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale muaj apo vite më përpara dhe jo më vonë se marsi 99tës dhe më vonë jurispodenca të TPNJ-së ka konkluduar se ish-udhëheqësi serb Milan Milutinoviq nuk kishte përgjegjësi penale për ngjarje ‘98-99 për shkak se ai ishte një figurë politike që kontrollonte forcat e forcat e RFJ-së, dhe në këtë vendim nuk dha një kontribut të rëndësishëm në një ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’. ZPS po iu kërkon juve që pavarësisht se presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, duke u bazuar në këtë deduksion iu duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, ka pasur kontroll efektiv dhe ka marr penalisht përgjegjës. Ky rezultat do të jetë një padrejtësi ligjore dhe historike”, tha Mishetiq.

Mishetiq tha se ka dyshime të mjaftueshme që trupi gjykues ta lirojë nga të gjitha akuzat Hashim Thaçin.

“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave që është standardi që duhet arritur me qëllim që të rishkruani historinë e Kosovës në këtë rast dhe për ta gjetur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, theksoi ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar si dhe mbrojtësi i viktimave dje e kanë përmbyllur fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në total i bie 180 vjet burgim.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi “i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët”, duke përmendur kështu dëshmitë e James Rubin e Wesley Clark.

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj jave dhe javën e ardhshme kanë mundësi që për herë t’ fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë


Mishetiq: Thaçi është i pafajshëm

Luka Mishetiq avokati  i  ish presidentit Hashim Thaçi në fjalën e tij fillestare ka thënë ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pasta ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor. Nëse ZPS nuk ju ka bindur ju, ju do të arrini në përfundimin se ka të paktën një shpjegim të arsyshën ndryshe që Hashim thaç nuk është fjajtor. ”, u ka thënë Luka Mishetiq gjyqtarëve./21Media

Ka nisur seanca gjyqësore në gjyqin e madh në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.


Sot nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në ditën e tretë të fazës përfundimtare te procesit më të madh gjyqësor në Hagë, siç edhe ka njoftuar avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ai do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse nga ora 9 e mëngjesit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur dje fjalën përfundimtare, duke vijuar më pas mbrojtësi i viktimave.

ZPS ka thënë se ka pranuar, siç pretendon, mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në total i bie 180 vjet burgim.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi “i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët”, duke përmendur kështu dëshmitë e James Rubin e Wesley Clark.

Për kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim kanë reaguar liderët e vendit por edhe të rajonit, duke thënë se kjo nuk mbështetet në asnjë standard ndërkombëtar e po ashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë.

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj dhe javës se ardhshme kanë mundësi që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Back to top button