​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndau sot pamje të stadiumit “Galatsi” vetëm pak minuta nga nisja e takimit në Athinë.

Stadiumi është i mbushur me mijëra shqiptarë të cilët po valëvisin flamurin kuqezi.

“Jeni bota”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale, krahas videos së stadiumit.

Rama nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën shqiptare.

Kryeministri Rama mbërriti rreth orës 10:00 në Athinë, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe anëtarë të kabinetit.

Back to top button