Mbyllen dy zyra të gjendjes civile në Podujevë

Komuna e Podujevës ka mbyllur Zyret e Gjendjes Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë.
Sipas njoftimit të kësaj komune ky rekomandim i Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbështetur në Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr.01/2022 Për Dokumentet e Gjendjes Civile, me të cilin janë krijuar mundësi të reja të lehtësimit të procedurës dhe mënyrës së pajisjes me dokumente të Gjendjes Civile.
“Shërbimet të cilat janë ofruar në Zyret e Gjendjes Civile në fshatin Dumnicë dhe në fshatin Llapashticë nga sot më datë: 22.03.2022 do të ofrohen në Komunën e Podujevës, Sektorin e Gjendjes Civile.”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button