Mbyllen të gjitha ndeshjet e ditës, këto janë rezultatet

Ka përfunduar edhe rrethi i katërt i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve të zhvilluara të martën.
Fitore të thella shënuan Bayerni i Munihut dhe Juventusit. “Bavarezët” e mposhtën Benfikën me rezultat 5-2 ku Lewandowski shënoi tre gola, kurse me dy të tjerë kontribuan Gnabry dhe Sane. Ndërsa Juventusi e mposhti me rezultat 4-2 skuadrën ruse Zenit shën Petersburg me golat e realizuara nga Dybala (2) dhe Chiesa e Morata.
Atalanta nuk e ka lëshuar epërsinë e terenit vendas dhe ka regjistruar një barazim në ballafaqim me Manchester Unuted në kuadër të grupit F, ku golat e Cristiano Ronaldos nuk i zhvleftësuan ato të skuadrës italiane të realizuara nga Zapata dhe Ilicic.
Barcelona nga ana tjetër mori një fitore shumë të rëndësishme në grupin E ndaj Malmos të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0 me golin e bukur të realizuar nga Ansu Fati në minutën e 70’ të ndeshjes.
Me rezultat 2-1 Lillë e ka mposhtru Sevillan, kurse Villarreali fitoi me rezultat 2-0 ndaj Young Boys.
Këto janë renditejt e grupeve pas ndeshjeve të sotme:
GRUPI H:
Juventusi 12
Chelsea 9
Zeniti 3
Malmo 0
GRUPI G
Salsburgu 7
Lille 5
Wolfsburgu 5
Sevilla 3
GRUPI F
Manchester United 7
Villarreal 7
Atalanta 5
Young Boys 3
GRUPI E
Bayern Mynich 1
Barcelona 6
Benfika 4
Dinamo Kievi 1.

Back to top button