Mbyllet botërori i hendbollit universitar, flasin protagonistët

Në sallën “1 Tetori” të dielën është përmbyllur Kampionati Botëror Universitar i Hendbollit ku në kategorinë e meshkujve kampion u shpall Universiteti “Hasan Prishtina”, kurse në atë të femrave Universiteti Nacional nga Koreja e Jugur “KNSU”.
Në përfundim të të gjithë kampionatit, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Sportit, Musa Selimi tha se është shumë falenderuës që FISU ia besoi Kosovës organizimin e këtij kampionati.
“Dua të falënderoj FISUN-n për mundësinë e dhënë de shpresojë që do ta keni mundësinë ta përsërisni këtë së shpejti. Falenderim i veçantë për Qeverinë e Kosovës për të gjithë organizimin. Falenderoj edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës që na mundësuan ta bëjmë këtë dhe të gjitha partnerëve tanë që na ndihmuan që nga dita e parë.”, tha Selimi.
Kurse, Gani Ibrahimi, ushtrues detyre i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, deklaroi se ky kampionat kaloi shumë shpejtë dhe se fitues dolën më të mirët në mesin e më të mirëve.
“Ju të dashur studentë, sportistë për shtatë ditë, të cilat kaluan si shtatë orë shpalosët lujën tuaj studentore , shpalosët lojën tuja të Fai Play, iu përgëzojë, fituat dhe fitoi më i miri në mesin e më të mirëve, urime…Mirë u takofshim sa më shpejtë kudo në mesin tonë. Falemnderit”, tha Ibrahimi.
Gabriel Kotchofa, anëtar i bordit ekzekutiv të Federatës Botërore të Sportit Universitar u shpreh shumë i lumtur me rrjedhën e këtij kampionati në Kosovë dhe u shpreh jashtëzakonsiht i lumtur me gjithë mikëpritjen që i është bërë në Kosovë.
“Në këto kushte pandemie në të gjithë botën, ne ia dolën që ta bëjmë këtë organizim në këtë qytet shumë të bukur, në Prishtinë….Unë jam vërtetë i lumtur…Ne nuk ju themi lamtumirë, por shihemi së shpejti”, theksoi Kotchofa.
Hendbollisti Atdhe Basholli deklaroi se deri te triumfi ishte një rrugë shumë e vështirë, sidomos finalja ndaj Koresë së Jugut.
“Ishte shumë lojë e vështirë për ta fituar por ia dolëm me sukses. Përshendes ekipen, lojtarët.. Ishte atmosferë shumë e mirë, e mrekullueshme, nuk di çfarë të them…Korea ishte me shumë lojtarë të shpejtë, ishte shumë lojë e fortë por ia dolëm me sukses”, tha Basholli.
Kurse portieri Arti Luzha, deklaroi se ky trofe është shumë i rëndësishëm.
“Ky trofe është shumë i rëndësishëm për ne pasi që prej ditës së parë ne kemi bërë përgatitje edhe prej ditës së parë e kemi pasur synimin e vetëm që ta fitojmë këtë kampionat botëror për universitete, ia kemi arritur qëllimit, kemi arritur që t’ia shpërblejmë mundin trajnerëve, ata kanë bërë një punë të palodhshme dhe mbi të gjitha kemi arritur mta kënaqim këtë publik të zjarrtë që kanë qenë çdo loja që na ka përcjellë.” tha Luzha.

Back to top button