Mbyllet derbi dramatik mes Juventusit e Interit, fitore e rëndësishme e “Zonjës së Vjetër”

 

Dy gola në 10’ minutat e fundit të ndeshjes dhe dy karton të kuq e karakterizojnë sot “Derby d’Italian”.

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së 37 në Serie A mes Juventusit dhe Interit, ku brenda 90’ minutave lojë janë shënuar pesë gola, dhe tre pikët i ka siguruar skuadra e Andrea Pirlos.

Pjesën e parë më mirë e filloi skuadra e Juventusit, ku fillimisht ishte Cristiano Ronaldo ai i cili shënoi për 1:0, kurse kundërpërgjigja e Interit ishte e shpejtë, pasi që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 35’. Në çastet e fundit të 45’ minutave të parë, Cuadrado shënon në minutën e 45+3’ shtesë për ta kaluar në epërsi skuadrën e Juventusit.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola deri në 10’ minutat e fundit të ndeshjes, ku në minutën e 83’ mbrojtësi Chiellini shënon autogol në portën e tij për ta ndihmuar Interin që ta barazojë rezultatin në 2:2.

Heroi i Juventusit sot është kolumbiani Juan Cuadrado, i cili në minutën e 88’ shënon gol nga pika e bardhë, kështu duke ia siguruar tre pikë tejet të rëndësishme “Zonjës së Vjetër”.

Me fitoren e sotme, Juventusi ngjitet në pozitën e katërt me 75 pikë, aq sa ka edhe Milani në vend të tretë, dhe dy më shumë se Napoli në vend të pestë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati:

Juventus 3 – 2 Inter

Back to top button