Mbyllet “Klinika Infektive 2”

 

Pas rënies së rasteve me Covid-19 dhe numrit të pacientëve që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme rajonale, është mbyllur Mjekësia Sportive që ishte shndërruar në “Klinikë Infektive 2”.

Kjo u bë e ditur nga përgjegjës i kësaj klinike për COVID-19, Artan Ahmeti, teksa ka thënë se shpreson që klinika të mos hapet më asnjëherë për pacientët me sëmundjen e COVID-19.

Sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë janë 3.840 raste aktive me COVID-19. Nga fillimi i pandemisë e deri tash, në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 178 raste pozitive. 2239 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19./21Media

Back to top button