Mbyllet panairi dimëror në Mitrovicë

Panairi dimëror mbyllet sot në ora 14:00, në Mitrovicën e veriut

Për tri ditë radhazi, ishin 40 biznese vendore nga shtatë komuna në rajonin e veriut, që prezantuan mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale.

Ky panair ishte organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), si pjesë e projektit “Mbështetje për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” të financuar nga BE-ja dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Panairi iu ofroi mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare që t’i promovojnë produktet e tyre, t’i avancojnë nismat për komunikim dhe marketing
dhe t’i lehtësojnë shkëmbimet biznes me biznes.

Back to top button