Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbyllet për dy ditë një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një segment i rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet përkohësisht.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, duke thënë se arsyeja për mbylljen e saj janë punimet në këtë segment rrugor, që nis nga semaforët te Mensa e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.

“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për dy ditë, nga data 18.07.2026, ora 20:00 deri më 20.07.2026, ora 20:00.

“Gjatë kësaj periudhe, luteni të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin e përkohshëm të trafikut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button