Mbyllet për qarkullim pika në Bërnjak, Sveçla: Një familje që po udhëtonte për në Gjermani u kthye me forcë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një familje që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është kthyer prapa me forcë, pasi ka kaluar përmes Bërnjakut.

Në një postim në Facebook Sveçla ka thënë se kjo gjë është duke ndodhur përpara syve të policisë së Serbisë, gjë që e bën edhe shtetin serb bashkëfajtor.

“Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne” shkroi Sveçla.

Ministri shtoi se deri në stabilizim dhe qarkullim normal, të papengueshëm e të sigurtë, pika kufitare në Bërnjak do të jetë e mbyllur për qarkullim./21Media

Back to top button